
Ditari 1 në TVM2...
Shikime: ...
Date: 10-Prill-2026
Kohëzgjatja: 00:25:04
Kanali: DITARI
TOP LAJMET
Vulat në pasaporta shkojnë në histori. Nga sot, hyn në fuqi sistemi i ri evropian për hyrje dhe dalje, përkatësisht evidenca digjitale do të zëvendësojë vulat e deritanishme në pasaporta. Sistemi i ri parasheh që gjatë hyrjes së parë, udhëtarëve t’u merren shenjat e gishtave dhe do të fotografohen.
Koalicioni VLEN e quan ligjin për përfaqësim të drejtë hap historik dhe kërkon mbështetje të gjerë, duke premtuar fund të manipulimeve në institucione. Nga ana tjetër, BDI dhe përfaqësues të saj e kundërshtojnë ligjin, duke paralajmëruar se ai mund të çojë në regres dhe cenim të arritjeve të deritanishme në përfaqësimin etnik.
Mbi 300 barna do të kenë çmime më të ulëta nga muaji maj, si pjesë e reformës së Ministrisë së Shëndetësisë për uljen e kostove për qytetarët. Qytetarët mbeten skeptikë dhe kërkojnë zgjerim të listës pozitive me më shumë barna të mbuluara nga shteti. Ministri Azir Aliu thotë se kjo është vetëm faza e parë e reformave për përmirësimin e sistemit shëndetësor.
Tensionet në Lindjen e Mesme po përshkallëzohen me shkëmbim kërcënimesh mes SHBA-së dhe Iranit. Presidenti Donald Trump paralajmëron masa ndaj Iranit, ndërsa Moxhtaba Khamenei thekson se vendi nuk do të heqë dorë nga të drejtat e tij. Demokratët në SHBA kërkojnë ndërhyrje të Kongresit, ndërsa FMN paralajmëron pasoja të rënda për ekonominë globale.