
Ditari 1 në TVM2...
Shikime: ...
Date: 9-Prill-2026
Kohëzgjatja: 00:29:35
Kanali: DITARI
TOP LAJMET
Partitë shqiptare janë përplasur rreth propozim ligjit për përfaqësimin e drejtë, i cili tanimë është miratuar në Qeveri dhe pritet të futet në procedurë parlamentare. Nga koalicioni VLEN thonë se me këtë propozim ligj përfaqësimi i drejtë bëhet detyrim ligjor. Por kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, u ka shkruar partnerëve ndërkombëtarë, ku kërkon mbrojtjen e përfaqësimit të drejtë dhe vetë Marrëveshjes së Ohrit.
Qeveria është në koordinim me UNESKO-n për koridorin 8, ndërsa segmenti Kërçovë-Ohër është përballur edhe me probleme financiare, të cilat janë tejkalaur, ka bërë të ditur Kryeminsitri, Hristijan Mickoski. Kjo pjesë së shpejti do të jetë funksionale ka paralajmëruar Kryeministri, duke shtuar se ka avancime edhe në segmentin Tetovë-Gostivar. Ai njëherit ka deklaruar se vendi ka sasi të mjaftueshme të derivateve të naftës.
Shefi i diplomacisë Timço Mucunski ndodhet në SHBA, ku po merr pjesë në një organizim të Këshillit Atlantik, në të cilin ka folur për prioritetet kryesore të politikës së jashtme të Maqedonisë së Veriut. Ai me këtë rast është ndalur te eurointegrimet dhe partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë Qeveria amerikane vendosi që të ndihmojë Maqedoninë e Veriut me 5 milionë dollarë të dedikuara për xehtarinë, si dhe 5 milionë të tjerë për siguri kibernatike dhe dixhitale.
Megjithë marrveshjen për armëpushim mes SHBA-ve dhe Iranit, situata në Lindjen e Mesme vazhdon të mbetet e tensionuar, për shkak të sulmeve izraelite në Liban. Raportohet për të paktën 254 civil të vrarë dhe 1,165 të plagosur. Autoritetet iraniane kanë kërkaur nga SHBA-ja ose të respektojë armpushimin ose të vazhdojë luftën përmes Izraelit. Por SHBA thot se Libani nuk është pjesë e marrëveshjes dhe paralajmëron për pasoja serioze nëse Irani i shkel kushtet.