Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 16.03.2026

Ditari 1 në TVM2...

Shikime: ...

Date: 16-Mars-2026

Kohëzgjatja: 00:25:22

Kanali: DITARI

TOP LAJMET
Me vendosjen simbolike të 63 karrigeve të bardha në parkun e revolucionit në Koçan u shënua njëvjetori i tragjedisë në diskotekën “Puls”, ku humbën jetën 63 persona dhe mbi 200 të tjerë u lënduan. Çdo karrige me trëndafil të bardhë simbolizonte një jetë të humbur, ndërsa familjarët kërkuan drejtësi për tragjedinë.

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, dhe homologu i tij shqiptar Ferit Hoxha zhvilluan një bisedë telefonike ku diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe, integrimin evropian dhe projektin rajonal Korridori 8. Në fokus ishte edhe zbatimi i
Marrëveshjes së Ohrit dhe përdorimi i gjuhës shqipe në institucionet shtetërore.

Komisioni Rregullator për Energjetikë vendosi rritje të çmimeve të derivateve të naftës. Nga mesnata, benzina dhe vaji ekstra i lehtë shtrenjtohen për 7 denarë për litër, ndërsa dizeli për 6,5 denarë. Rritja vjen si pasojë e çmimeve më të larta në bursat botërore dhe forcimit të dollarit ndaj denarit.

Tensionet në Lindjen e Mesme vazhdojnë me përplasje ushtarake dhe shqetësime për sigurinë e transportit të naftës.SHBA po rrit presionin ndaj aleatëve për të siguruar Ngushticën e Hormuzit, ndërsa presidenti Donald Trump kërkon edhe qëndrimin e Kinës për këtë korridor të rëndësishëm detar.