
Ditari 1 në TVM2...
Shikime: ...
Date: 7-Prill-2026
Kohëzgjatja: 00:26:49
Kanali: DITARI
TOP LAJME
Qeveria ka miratuar ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Zëvendëskryeministri Bekim Sali thotë se me miratimin e këtij ligji për her të parë përfaqësimi i drejtë dhe adekuat nuk mbetet vetëm parim i përgjithshëm por bëhet detyrim ligjor për institucionet. Pas miratimit nga Qeveria, ligji do të procedohet në Kuvend.
Qeveria po punon për një zgjidhje kushtetuese që do të mundësojë dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, duke u bazuar edhe në standardet ndërkombëtare, thotë kryeministri Hristian Mickovski. Ai gjithashtu akuzoi se protesta e fundit kishte prapavijë politike dhe qëllime destabilizuese. Bilall Kasami nga VLEN deklaroi se procesi do të konkretizohet përmes grupeve të punës.
UNT mbështet nismën për ligjin e ri për arsimin e lartë, por kërkon përmirësime, sidomos për kriteret e profesorëve dhe kufizimin e ndikimit të ministrisë ndaj universiteteve. UNT paralajmëron se do të paraqesë amendamente në Kuvendi për të arritur një zgjidhje të pranueshme.
Qeveria do të ndërhyjë pas Pashkëve me masa të reja për të mbrojtur standardin e jetesës së qytetarëve. Kryeministri Mickoski zbuloi se ato do të synojnë produktet bazë ushqimore. Nga LSDM akuzojnë pushtetin se kanë marrë masa të vonuara, se nuk i kanë pranuar të gjitha propozimet e tyre dhe faturën po e paguajnë qytetarët.