
Ditari 1 në TVM2...
Shikime: ...
Date: 27-Prill-2026
Kohëzgjatja: 00:35:03
Kanali: DITARI
TOP LAJMET
Deklaratat e raportuesit Tomas Vaic për mungesë reformash dhe progresi në vend kanë nxitur reagime të ndryshme në skenën politike. Kryeministri Mickoski i ka cilësuar vlerësimet si të kundërta me atë që ai ka parë në raport, ndërsa opozita konsideron se deklaratat e Vaicit konfirmojnë mungesën e përparimit në sundimin e ligjit, korrupsionin dhe gjyqësorin.
Deputetët e Fronti Evropian ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për ndryshime kushtetuese, duke synuar përshpejtimin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut. Nga VLEN, Bilall Kasami e cilësoi nismën si “ide madhore” për qëllime politike të brendshme.
Ulet çmimi i dizelit për 2,5 denarë për liter, rritet i benzinës për 2 denarë, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri lirohet për 1 denarë. Kryeministri Hristijan Mickovski theksoi se gjendja ekonomike mbetet stabile. Përfaqësuesit e biznesit shprehin shqetësim për paqëndrueshmërinë e çmimeve.
Një rast i rëndë dhune mes nxënëseve është raportuar në Gjorçe Petrov, ku një vajzë ka pësuar lëndime dhe traumë pasi është sulmuar nga bashkëmoshataret. Ministria e Brendshme dhe Prokuroria po hetojnë ngjarjen dhe kanë siguruar dëshmi materiale.