
Ditari 1 në TVM2...
Shikime: ...
Date: 18-Maj-2026
Kohëzgjatja: 00:30:42
Kanali: DITARI
Studentët shqiptarë kanë protestuan për të dytën herë me rradhë në Shkup, me kërkesën që provimit të jurisprodencës ti nënshtrohen në gjuhën shqipe. Organizatorët e protestës unionet studentore të universiteteve në gjuhën shqipe vlerësojnë se kjo e drejtë po u mohohet edhe pse ju garantohet me kushtetutë dhe ligjin e gjuhëve. Por nga Qeveria paralajmërojnë zgjidhjen e çështjes së jurisprudencës. Kjo çështje u diskutua edhe në takimin e sotëm të kryemisnitrit Mickoski me dy liderët e partisë Vlen Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami.
Minsitrat do të mund të kenë dy shtetësi, pasi kuvendi nuk e miratoi propozimin që anëtarët e kabinetit qeveritarë të kenë vetëm shtetësinë e Maqedonisë së Veriut. Paoshtu gjatë punimeve kuvendore u ngrit edhe çështja e mos shkuarjes në punë të zëvendës kryeminsitrit Arben Fetahu dhe largimi i flamurit shqiptarë në Strugë.
Nga mesnata rritet çmimi i derviateve të naftës. Komisioni Rregullator i Energjetikës, thot se solli vendim për rritjen e çmimit bazuar në çmimet referente në tregun botërorë.
Lindja e Mesme vazhdon të mbetet mes luftës dhe paqes. Presidenti amerikan Trump ka thënë se Irani po numron orët e fundit për marrveshje ose vazhdim të sulmeve amerikane. Por nga Teherani thonë se bisedimet me ndërmjetësim të pakistanit po vazhdojnë.