
Ditari 1 në TVM2...
Shikime: ...
Date: 10-Qershor-2026
Kohëzgjatja: 00:32:01
Kanali: DITARI
TOP LAJME
Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat ky hyrë në lexim të parë në kuvend. Opozita shqiptare shprehet kundër këtij propozim ligji, i cili është propozuar nga qeveria dhe mbështetet nga partia shqiptare në pushtet VLEN. Partitë opoitike shqiptare janë përplasur rreth çështjes së gjuhëve zyrtare në vend.
Çështjet dypalëshe nuk duhet të shfrytëzohen për të penguar euro integrimet. Ky ka qenë qëndrimi i shefit të diploamcis, Timço Mucunski, i cili po qëndron në Sofje në kuadër të Samitit të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore. Por, euro ambasadori Rokas thotë se ndryshimet kushtetuese dhe realizimi i reformave janë kusht për integrimin e vendit në BE.
Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme e përfunduan vitin shkollorë 2025-2026, dhe e filluan pushimin verorë. Nxënësit e klasave më të ulëta u shprehën të kënaqur me suksesin e arritur, por semi maturantët janë në ethet e regjistrimit në shkollat e mesme, derisa maturantët po merren me dhënien e matures shtetërore dhe regjistrimin në fakultete.
Tensionet në Lindjen e Mesme vazhdojnë të mbeten të larta. Nuk kanë munguar edhe sulmet ndërmjet Iranit dhe SHBA-së. Presidenti amerikan Trump thotë se Irani “ka vonuar shumë negociatat” për një marrëveshje paqeje dhe “tani do të duhet të paguajë çmimin”.