
Ditari 1 në TVM2...
Shikime: ...
Date: 5-Qershor-2026
Kohëzgjatja: 00:33:38
Kanali: DITARI
TOP LAJMET
Zgjerimi është ende gjallë edhe për Maqedoninë e Veriut. Një mesazh i tillë vjen nga Tivati ku po mmbahet samite i BE-së me liderët e Ballkanit perëndimorë. Kryemisnitri Mickoski ka përsëritur qëndrimin se detyra e qeverisë së tijë është realizimi i reformave dhe ruajtja e dinjitetin kombëtarë maqedonas. Ndërsa Kryeministri bullgar Rumen Radev rikujtoi kërkesën për përfshirjen e bullgarëve në kushtetutë.
Studentët nga Universitetet e Kosovës protestuan sot para ambasadës së Maqedonisë së Veriut në prishtinë, në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoni, për të iu nënshtruar provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.
Në Çarshinë e Shkupit prej dje është hapur panairi i librit shqip, ndërsa gjatë ditës së sotme në këtë panair u bë promovimi i disa librave. Autorët e librave apelojnë te qytetarët e sidomos te të rinjët që ta vizitojnë panairin, ku do të mudn të gjejnë libra për shijen e tyre.
Në kryeqendrën shqiptare në Tiranë kanë vazduar protestat kundër projektit të resortit në Zvërnec. Përveç thirrjes për ndërprerjen e projektit në zonën e mbrojtur, protestuesit kanë kërkuar edhe dorëheqjen e kryemisnitrit, Edi Rama.