Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 09.06.2026

Ditari 1 në TVM2...

Shikime: ...

Date: 9-Qershor-2026

Kohëzgjatja: 00:25:35

Kanali: DITARI

TOP LAJMET
Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria kanë nevojë për ndërtimin e masave për besim, thotë presidentja e Republikës, Gordana Siljanovska-Dakova. Sipas saj ky ka qenë edhe qëllimi i takimit me nëkryetaren bullgare, Iliana Yotova. Ndërkaq, kryeministri Mickoski thotë se angazhohet për marrëdhënie të mira ndërfqinjësore por në plan të parë ka të mbroj identitetin dhe interesin e shtetit.

Procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian është në vazhdim dhe zhvillimet e reja gjeopolitike globale lejojnë që ky proces të përshpejtohet, ka deklaruar ambasadori i Bashkimit Evropian në vend, Mihalis Rokas, gjatë takimit me kryeparlamentarin Afrim Gashi.

MPB-ja paralajmëron përforcimin e kornizës ligjore, përmes së cilës do të rregullohet përdorimi i monopatinave elektrike dhe do të ashpërsohen masat. Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski thotë se, monopatinat elektrike përbëjnë sfidë serioze edhe për MPB-në.

Mbi 45% e popullsisë së rritur në vend është duhanpirëse, duke e renditur vendin ndër shtetet me shkallën më të lartë të duhanpirjes në Evropë. Kufizimet e reja ligjore pritet të japin efekt edhe në rënien e shkallës së konsumit.