
Ditari 1 në TVM2...
Shikime: ...
Date: 13-Korrik-2026
Kohëzgjatja: 00:31:37
Kanali: DITARI
TOP LAJMET
Kuvendi republikan po diskuton për rikonstruimin e qeverisë të propozuar nga kryeministrit, Hristijan Mickoski. Paraprakisht janë shkarkuar 8 ministra, ndërsa në mesin e minsitrave që pritet të zgjidhen janë Sedat Sulejmani në kulturë, Jeton Shasivari në drejtësi, ndërsa Agon Ferati ministrinë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive. Nuk munguan kritikat e opozitës.
Jo vetëm pushteti dhe opozita, por as partitë opozitare në vend nuk po arrijnë ti harmonizojnë qëndrimet rreth ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Partia “E Majta” kishte inicuar një takim mes partive opozitare, por i njËjti nuk u realizua. Ndërkohë kanë vazhduar akuzat ndërpartiake për mos realizimin e kësaj reforme që duhet të ndodhë deri të mërkuren.
Në këshillin komunal të Tetovës është vënë në rend dite propozimi i BDI-së për emrat e rrugëve dhe shesheve. Por, këshilltarët e pushtetit dhe opozitës janë përplasur rreth vendosjes në rend dite të ksëaj pike.
Komuan e Çairit do të ketë festivalin e saj të emërtuar “Çarshia” dhe do të realizohet në Çarshinë e vjetër të Shkupit. Siç ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Izet Mexhiti, Fetivali i parë do të mbahet prej 23 deri më 26 korrik, ndërsa synon të bëhet tradicional.