Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 14.07.2026

Ditari 1 në TVM2...

Shikime: ...

Date: 14-Korrik-2026

Kohëzgjatja: 00:30:18

Kanali: DITARI

TOP LAJMET
Tetë ministra të rinj morën detyrat pas rikonstruimit të Qeverisë, i cili ka ndarë opinionet politike. VLEN e cilësoi si hap për forcimin e stabilitetit, ndërsa opozita e kritikoi si mungesë vizioni dhe zgjidhjesh konkrete.

Euroambasadori Mihalis Rokas kërkoi konsensus politik për reformën e Kodit Zgjedhor, duke paralajmëruar rrezikun e humbjes së 4.2 milionë eurove nga fondet e BE-së. Partitë vazhdojnë të kenë dallime për votimin e diasporës dhe ndryshimet zgjedhore.

Gjykata Kushtetuese kërkoi nga partitë politike të mos ndërhyjnë në punën e saj dhe të respektojnë pavarësinë e gjyqësorit. Kryetari Darko Kostadinovski tha se vendimet merren vetëm mbi bazën e Kushtetutës dhe ligjit, duke mohuar prapavijë etnike në rastin e emërtimeve të rrugëve në Tetovë.

Shqipëria zhvillon sot në Bruksel Konferencën e 9-të ndërqeveritare me BE-në, ku pritet të mbyllë tre kapituj të negociatave. Autoritetet shqiptare e cilësojnë këtë një hap të rëndësishëm drejt integrimit evropian dhe synimit për përfundimin e procesit teknik deri në vitin 2027.