
Ditari 1 në TVM2...
Shikime: ...
Date: 23-Korrik-2026
Kohëzgjatja: 00:32:46
Kanali: DITARI
TOP LAJMET
Vazhdon ndalesa për ujin e pijshëm në Gostivar, ndërkaq fluksi i pacientëve me simptoma helmimi mbetet i njëjtë, me rreth 200 paraqitje të reja brenda ditës. Hetimet për zbardhjen e rastit vazhdojnë edhe më tej.
VMRO DPMNE kërkon dorëheqjen e kreut të Gostivarit, pasi e konsideron përgjegjës për pandeminë në këtë qytet. VLEN ka shënjestruar edhe ish kreun e Komunës, Arben Taravari dhe ka kërkuar sqarim për shpenzimin e 7 milionë eurove, ndihmë nga Zvicra.
Qeveria do t’i dëmshpërblejë të gjithë qytetarët që kanë paraqitur dëmet e tyre nga stuhia e 21 korrikut. Kryeminsitri Hristijan Mickoski tha se dëmshpërblimi do të ndodh konformë ligjit dhe praktikës së deritanishme.
Autoritetet paralajmërojnë kontrolle më të rrepta për pushimet mjekësore, pasi në pesë vitet e fundit numri i tyre është rritur për 33 për qind. Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, prezantoi statistika për pushimet mjekësore, të cilat janë shteruese për buxhetin.