
Ditari 1 në TVM2...
Shikime: ...
Date: 11-Gusht-2026
Kohëzgjatja: 00:28:36
Kanali: DITARI
TOP LAJMET
Cilësia e ujit në ujësjellësin e Gostivarit është afër të qenit i sigurt për përdorim dhe pirje, informon Shtabi Lokal i Krizave, pas rezultateve të favorshme mikrobiologjike dhe normalizimit të nivelit të klorit. Ndërkohë, partitë politike vazhdojnë përplasjet për përgjegjësinë.
Temperaturat deri në 40 gradë Celsius vazhdojnë edhe sot, ndërsa ulje priten nga e enjtja. ISHP këshillon shmangien e aktiviteteve fizike nga ora 11 deri në 17 dhe konsumimin e mjaftueshëm të ujit. Ndërkohë, në vend janë evidentuar 23 zjarre, prej të cilave dy mbeten aktive dhe një është nën kontroll, ndërsa autoritetet apelojnë për kujdes të shtuar.
Në prag të 25-vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, VLEN akuzon BDI-në për keqpërdorim të dokumentit, ndërsa BDI paralajmëron event me dokumentar dhe diskutim për rëndësinë e marrëveshjes.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj paralajmërimeve të Serbisë për devijimin e lumit Ibër, duke thënë se pasojat për Kosovën nuk mund të ndalen në kufirin serb.Rama hodhi poshtë akuzat për “Shqipëri të Madhe”, dhe pretendime territoriale ndaj Serbisë, por tha se do të qëndrojë pranë Kosovës.