Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 12.08.2026

Ditari 1 në TVM2...

Shikime: ...

Date: 12-Gusht-2026

Kohëzgjatja: 00:43:03

Kanali: DITARI

TOP LAJMET
Uji në kryeqendër është i pijshëm, thonë nga Qyteti i Shkupit, duke demantuar zërat se uji në kryeqendër nuk është i sigurtë për pije. Kryetari i Shkupit, Orce Gjorgjievski, thotë se dezinformimi vjen nga opozita, prandaj paralajmëron se çështjen do ta ndjek juridikisht.

Fshati Luboten i Shkupit përkujtoi 10 civilët e vrarë në vitin 2001 nga forcat policore maqedonase. Edhe 25 vite pas, banorët i kanë në kujtesën e tyre momentet e vështira të asaj dite, përfshirë edhe vrasjen e familjarëve të tyre.

Nesër shënohet 25 vjetori i Marrveshjes së Ohrit, e cila i dha fund konfliktit të vitit 2001. Me këtë rast përfaqësues të partive politike, përfaqësues institucional dhe misioneve ndërkombëtare kanë diskutuar mbi atë se sa është zbatuar kjo marrëveshje, fryma e sajë dhe sfidat për të ardhmen.

Në Kuvendin e Kosovës ka mbretëruar atmosferë e tensionuar. Nuk munguan edhe lagjet me ujë, apo tentimet për konfrontime fizike mes deputetëve. Opozita kërkon vazhdimin e seancës konstituive, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje thotë se vazhdimi i seancës do të bëhet pasi të arrihet marrëveshje për zgejdhjen e presidentit.