
Ditari Qendror në TVM2...
Shikime: ...
Date: 29-Tetor-2026
Kohëzgjatja: 00:42:01
Kanali: DITARI
TOP LAJMET
AKI dhe VMRO DPMNE në seancën kushtuar pyetjeve të deputetëve janë përplasur rreth zgjedhjeve në komunën e Bërvenicës. Ndërkohë kryeparlamentari Afrim Gashi, ka apeluar që të mos krijohen tensione të pa nevojshme në Bërvenicë, ndërsa uroi që zgjedhjet ti fitojë kandidati më i mirë për këtë komunë.
Për shkak të keqpërdorimeve në Fondin të Sigurimit Shëndetësorë tetë persona përfshi ish funksioanrë dhe funksionarë aktual të fondit janë arrstuar. Minsitri aktual i shëdnetësisë Klekovski paraprakisht ka bërë të ditur se rastin e kishte inicuar derisa ishte drejtor i Fondit Shëndetësorë nën dyshimin për pagesë të dyfishtë nga një institucion privat shëndetësor për operacion të syve.
Vlen ka argumentuar propozim ligjin e saj për transferimin e kontratave të përkohëshme të punës në vendime të përhershme, i cili sipas kësaj partie do të ofrojë siguri dhe dinjitet për punëtorët. Por BDI ka ngritur dyshime se kjo mundësi ligjore do të mund të shfrytëzohet për punësime partiake.
Integrimi i Maqedonisë së Veriut në BE duhet të bazohet në meritë, besueshmëri dhe kritere të barabarta për të gjitha vendet candidate, vlerësuan ministri i Jashtëm, Timço Mucunski, dhe homologu i tij sllovak, Juraj Bllanar, pas takimit bilateral. Mucunski poashtu theksoi se vendi mbetet i përkushtuar ndaj dialogut me Bullgarinë, por kërkon zgjidhje afatgjatë dhe garanca.