
Ditari Qendror në TVM2...
Shikime: ...
Date: 19-Nëntor-2026
Kohëzgjatja: 00:34:06
Kanali: DITARI
TOP LAJMET
Një takim historik mes Trumpit, Putinit dhe Xi Jinpingut në Shenzhen, por pa marrëveshje konkrete për Ukrainën. Tre liderët u zotuan për sigurinë globale dhe parandalimin e luftës bërthamore, ndërsa fati i konfliktit mbetet i hapur. Paralelisht, në Berlin, rreth 40 delegacione diskutuan për një marrëveshje paqeje dhe garancitë e sigurisë për Kievin.
Mangësi në sigurinë kibernetike të Fondit për Sigurim Shëndetësor ka konstatuar Enti Shtetëror i Revizionit, duke evidentuar mungesë trajnimesh dhe dobësi në mbrojtjen e të dhënave. Fondi ka nisur zbatimin e rekomandimeve, ndërsa për modernizimin e sistemeve dhe forcimin e kuadrit profesional ka caktuar afat deri në fund të vitit 2027.
Kontrolle policore në fabrikën e çelikut “Makstil” në Shkup, nën dyshimet për krim ekologjik. Me urdhër të Prokurorisë, janë marrë mostra të dheut dhe lëndëve të para për analiza, ndërsa MPB-ja paralajmëron se më shumë detaje do të bëhen publike pas përfundimit të aksionit.
Përplasjet mes pushtetit dhe opozitës për Propozim-buxhetin e vitit 2027 vazhdojnë në Komisionin për Financim dhe Buxhet. Mazhoranca paralajmëron rritje ekonomike prej 3,8 për qind, ndërsa opozita kundërshton projeksionet dhe paralajmërimet e qeverisë. Kundërshtimet për buxhetin kanë vzhduar edhe nga selitë e partive.