Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 09.02.2020

Ditari 1 në TVM2....

Shikime: ...

Date: 9-Shkurt-2020

Kohëzgjatja: 00:29:02

Kanali: DITARI

LSDM po bën përpjeke maksimale për të siguruar votat e nevojshme për të miratuar ligjin për prokurori publike. Kreu i LSDM-së Zoran Zaev bind se në këtë ligj janë përfshirë të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet e grupeve të punës dhe të ekpertëve dhe thotë se i njëjti do të siguroj shtet më të fort juridik. Por nga VMRO-DPMNE përgështrojnë Zaevin se në këtë propozim ligj janë përfshirë vërejtjet e tyre.

Ministri i Jashtëm Dimitrov akuzon ministren e Punës dhe Politikës sociale Mizrahi, se me heqjen e tabelës me emërin e shtetit dhe vendosjen e tabelës me emrin e vjetër ka shkelur kushtetutën dhe krijon probleme për anëtarësimin në NATO dhe datën e pranimit në BE. Ai kërkon nga kryeministri teknik Oliver Spasovski ta shkarkojë ministren Mizrahi.

Tekstet shkollore të kontestueshme janë në procedurë të revidmit dhe pas përfundimit të kësaj procedure do të shtypen dhe distribuohen në shkollat fillore edhe të mesme thotë Ministri i Arsimit dhe Shkëncës Arbër Ademi.

Përveç kushteve ekonomike studentët largohen nga vendi edhe për shak se nuk përfillet meritokracia. Sipas tyre shoqëria është e politizuar, ndjehen të dëshpëruar dhe pa shpresë. Megjithatë ftojnë të rinjtë që ti shohin gjërat me pozitivitet dhe oiptimizëm.