
Ditari 1 në TVM2...
Shikime: ...
Date: 16-Shtator-2026
Kohëzgjatja: 00:45:01
Kanali: DITARI
Dhomat e specializuara na Hagë shpallën aktgjykimin e shkallës së parë për ish krerët e UCK-së, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Gjykata dënoi me 81 vjet burgim në total të katër ish krerët e UCK-së. Hashim Thaci dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burg, Kadri Veseli u dënua me 18 vjet burg ndërsa Raxhep Selimi me 13 vjet heqje lirie.
Vendimi i Gjykatës ka revoltuar shqiptarët, aq më shumë që dënimi u bë në emër të qytetarëve të Kosovës. Tensione para dhomave speciale në Hagë. Në Kosovë marsh protestues kundër vendimit të Gjykatës Speciale. Kanë reaguar edhe aktorët politik shqiptar në Maqedoni dhe Shqipëri.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ia ka hedhur topin Kuvendit për ndryshimt në Kodin Zgjedhor pasi paraprakisht ia ka dorëzuar Ministrisë së Drejtësisë dhe Kuvendit propozimet e veta për ndryshime në Kodin Zgjedhor. Aktulasiht KSHZ shqyrton mundësitë për të eliminuar hendekun gjinor në daljen në votime.
Ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski, deklaroi se gjatë vitit 2024 Qeveria është përballur me vështirësi në sigurimin e financimit për Korridoret 8 dhe 10, duke ia atribuar këtë qeverisjes së kaluar. Sipas tij, financimi i projekteve po sigurohet përmes huamarrjeve dhe granteve. Nikollovski theksoi se me këtë metodologji po financohen edhe autostrada Shkup–Bllacë dhe Kërçovë–Bokojçan.