Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 12.05.2022

Ditari 1 në TVM2....

Shikime: ...

Date: 12-Maj-2022

Kohëzgjatja: 00:32:01

Kanali: DITARI

Deputetët e VMRO-DPMNE-së edhe sot vazhduan me të njëjtën mënyrë të bllokimit të Kuvendit. Pushteti dhe opozita përplasen se kush e meriton pagën e deputetit e kush jo. Ndërkohë Kreu i VMRO –së Mickovski fton në takim të përbashkët kryeministrin Kovaçevski në të kundërtën do të vazhdojë bojkoti parlamentar. Sipas tij opozita është e gatshme që menjëherë të votojë ndryshimet në kodin zgjedhor.


Komisioni Evropian inkurajon Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut në gjetjen e zgjidhjes së pranueshme për të dyja palët në kontestin bilateral dhe të fillojnë të punojnë në hapjen e bisedimeve formale sa më shpejt që do ti paraprijnë hapjes zyrtare të negociatave mes Bashkimit Evropian dhe Maqedonisë së Veriut. Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Pisonero gjithashtu fton partive politike të mos bllokojnë punën e kuvendit.

SAHK-u dhe Ministria e Arsimit u shprehën të kënaqura nga negociatat sepse ka gatishmëri për gjetjen e një zgjidhjeje për institucionet parashkollore. Këtë muaj edukatorët do të marrin paga më të ulta për periudhën e kohzgjatjes së grevës por këto mjete do tiu kompenyohen muajt në vijim.

Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Librave Amë janë dakorduar për pjesën e pagesës së largimit nga puna, K-15 të jenë 60 për qind e pagës mesatare dhe për dasmat që bëhen në Zyrë të tarifohen nëse janë të shtunën. Ministrisë së Financave ndërkohë i jepet afat deri të hënën për të deklaruar kontratën kolektive.