Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 23.09.2022

Ditari 1 në TVM2....

Shikime: ...

Date: 23-Shtator-2022

Kohëzgjatja: 00:28:57

Kanali: DITARI

Eurodeputetët në vazhdimësi mbështesin procesin euintegrues të Maqedonisë së Veriut. Ata kërkojnë që problemet me Bullgarinë të mos bëhen pengesa të vazhdueshme për integrimin e vendit. Anëtarët e Komisionit për Çështje Evropiane ndërkohë japin vlerësime të kundërta për procesin eurointegrues, gjatë prezantimit para eurodeputetëve.

Debati për vazhdimin e gjendjes së krizës energjetike në gjithë territorin e vendit ka përplasur opozitën dhe pushtetin. Opozita këmbëngul se me vazhdimin e gjendjes së krizës pushteti tenton ti pasurojë funksionarët e vet, ndërsa nga pushteti kundërpërgjigjen se opozita po bllokon gjithçka që është në të mirë të qytetarëve.

Pas rikthimit të nxënësve në shkollë dhe fëmijëve nëpër çerdhe janë stërmbushur ordinancat pediatrike me fëmijë të sëmurë. Mjekët thonë se këtë vit kemi përzierje të viruseve, dhe disa fëmijë kalojnë shumë leht, por shumica kanë neveojë për ndihmë mjekësore. Rekomandojnë shëtitjet në natyrë, kujdesin për higjienën dhe marrjen e vitaminave dhe probiotikëve.

Lidhja Kombëtare e të Verbërve të Maqedonisë kërkojnë nga institucionet që të veprojnë së bashku për të parandaluar padrejtësitë që u bëhen. Ata thonë se është e papranueshme që mjetet e dedikuara për ata të përfundojnë diku tjetër dhe jo për nevojat e tyre.