Ditari 1 në TVM2...
Shikime: ...
Date: 1-Korrik-2025
Kohëzgjatja: 00:33:08
Kanali: DITARI
TOP LAJMET
Nëse Maqedonia e Veriut e ndryshon Kushtetutën, menjëherë do të fillojmë me konferencën ndërqeveritare për hapjen e klasterëve pa asnjë kusht tjetër politik, deklaroi eurokomesarja për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Marta Kos. Ndërkohë, kryeminsitri Hristijan Mickoski tha se Maqedonia e Veriut nuk pranon imponime nën maskën e procesit europian. Do të lëviz vetë me vullnetin e saj, me plan konkret dhe vizion të qartë.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se Shqipëria është më pranë Bashkimit Europian se kurrë. Ai beson se të gjitha detyrimet do të përmbushen brenda afateve të përcaktuara së bashku me Komisionin Evropian. Edhe Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti tha se të gjitha bashkëpunimet me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, janë rezultat i marrëveshjeve të përbashkëta.
Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski zhvilloi një takim pune me një delegacion të Ministrisë së Brendshme të Lituanisë, të udhëhequr nga Ministri Vladislav Kondratoviq. Dy ministrat nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi të ndërsjellë për të luftuar krimin dhe korrupsionin. Ministri i Lituanisë e vlerësoi lartë përparimin që ka bërë MPB e Maqedonisë në fushën e sigurisë dhe shprehu gatishmëri për të ndihmuar vendin në rrugëtimin evropian.
Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme nga viti i ardhshëm do të mund ti marrin dëftesat vetëm në formë elektronike. Ministreja e Arsimit, Vesna Janevska, thotë se me këtë ndryshim prindërit nuk do të kenë shpenzime por njëkohësisht do të lehtësohet edhe regjistrimi i nxënësve në shkolla të mesme. Edhe universitetet do të mund të tërheqin dëftesat nga arsimi i mesëm në mënyrë elektronike, gjatë procesit të regjistrimit të studentëve të rinj.