Ditari 1 në TVM2...
Shikime: ...
Date: 13-Maj-2024
Kohëzgjatja: 00:29:28
Kanali: DITARI
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve po shqyrton kundërshtimet e pjesëmarrësve në zgjedhjet parlamentare. Sipas nënkryetares së KSHZ-së, Ditmire Shehu, për rezultatet zgjedhore janë parashtruar kundërshtime për mbi 120 vendvotime edhepse palët kanë vlerësuar se zgjedhjet kanë qenë të lira dhe demokratike.
VMRO DPMNE dhe koalicioni VLEN kanë vazhduar negociatat për formimin e mundshëm të shumicës paramentare dhe koalicionit qeverisë. Sipas Taravarit, në fazën e parë të bisedimeve bëhet harmonizimi i programit e më pas zgjidhjet kadrovike.
Kanë vazhduar reagimet e fqinjëve dhe miqve ndërkombëtar për evitimin e emrit kushtetues nga presidentja e vendit, Gordana Siljanovska Dafkova, gjatë betimit solemn. Athina dhe Sofja zyratre rikujtojnë avansimi në procesin integrues drejt BE-së varen nga zbatimi i marrëveshjeve.
Gjykatat e Apelit në Gostivar ka kthyer në rigjykim rastin për djegien e spitalit modular në Tetovë. Vlerëson se Gjykata e Tetovës “nuk ka vepruar me kujdesin e duhur që të mund t’i vërtetojë me siguri të gjitha faktet juridike relevante.”