Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 11.05.2024

Ditari 1 në TVM2......

Shikime: ...

Date: 11-Maj-2024

Kohëzgjatja: 00:23:43

Kanali: DITARI

TOP LAJMET
Liderët e Frontit Europian edhe njëherë porositën se ato janë fituesit e zgjedhjeve dhe se janë bartës të legjitimitetit tek shqiptarët, dhe se pa kyqjan e Frontit Eurpian në Qeverinë e ardhëshme, nuk do të përfaqësohen shqiptarët denjësishtë. Ata gjithashtu prezantuan një deklaratë të përbashkët politike, e cila u nënshkrua në janar nga të gjithë liderët shqiptar dhe shpreh bashkëpunim dhe qeverisje vetëm me ato parti politike që mbështesin ndryshimet kushtetuese për integrimin e vendit në BE.
Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski është takuar me liderët e koalicionit “VLEN” – Arben Taravari, Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Afrim Gashi lidhur me negociatat për Qeverinë e re në Maqedoninë e Veriut. Nga e hëna pritet të formohen grupet e punës për të filluar negociatat.
Presidente e Republikës së Maqedonisë së Veriut është zgjedhur edhe zyrtarisht Gordana Siljanovska-Davkova me shumicë votash kundrejt kundërshtarit të saj Stevo Pendarovski, deklaroi sot kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor Aleksandar Dashtevski pasi shpall përfundimin e rezultateve të votimit për zgjedhjet presidenciale të 8 majit.
VMRO – DPMNE- ja që fitoi në taborin maqedonas në zgjedhjet e fundit, ka më pak vullnet për ta çuar procesin eurointegrues përpara, marrë parasysh fjalorin që ka përdorur, thotë njohësi i rrethanave politike Bashkim Selmani. Po që se nuk i vazhdojmë aspiratat për tu antarësur në BE, ai vlerëson se viktima më e madhe janë qytetarët, e sidomos shqiptarët.