Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 15.05.2024

Ditari 1 në TVM2....

Shikime: ...

Date: 15-Maj-2024

Kohëzgjatja: 00:25:18

Kanali: DITARI

TOP LAJMET
Fronti Evropian ka kundërshtuar me padi në Gjykatën Administrative vendimin e Komisionit Shtetëror Zgjedhor për rivotim në disa vendvotime në njësinë pesë dhe gjashtë zgjedhore. Bujar Osmani tha se në këtë lojë politike, siç ai e quajti, është e përfshirë edhe LSDM-ja, që pretendon një deputet në njësinë numër pesë e njëkohësisht pretendon që të zhvendosë BDI nga lista si forca e dytë politike në vend.

VMRO – DPMNE dhe VLEN konfirmojnë se takim të grupeve të punës për përbërjen e qeverisë së re do të ketë por pa dhënë detaje konkrete se kur do të ndodhë dhe në çfarë niveli. Dihet që më 28 maj duhet të ndodh seanca në të cilën do të votohet përbërja e re parlamentare, dhe më pas pritet të ketë dinamikë të re sa I takon bisedimeve midis VMRO-së dhe VLEN.

Kërcënohet Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrila Kacarska. Ajo para garazhit të saj kishte gjetur një krevat të improvizuar dhe një thikë. Rastin e kanë konfirmuar edhe nga policia. Nga Gjykata bëjnë me dije hetimet duhet të tregojnë se a bëhet fjalë për kërcënime private kundër Kacarskës, dhe të shihet se cili është motivi për këtë incident.

Këshilli Gjyqësor përcaktoi listat e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Gjyqësor nga Gjykata Supreme dhe nga Apeli Manastir, në të dyja listat janë gjithsej pesë gjyqtarë. Gjatë përcaktimir të listës, shkas për debat mes antarëve të Këshillit u bë përkatësia etnike e Gjyqtarit Isamedin Limani i cili me 6 vota pro dhe 5 kundër u bë pjesë e listës.