Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 31.10.2024

Ditari 1 në TVM2...

Shikime: ...

Date: 31-Tetor-2024

Kohëzgjatja: 00:32:30

Kanali: DITARI

TOP LAJMET
Maqedonia e Veriut duhet ti miratojë ndryshimet kushtetuese, që të vazhdojë me negociatata thotë drejtori i Drejtorisë për zgjerim, Gert Kopman. Kuvendi është i gatshëm për ndryshimet kushtetuese por megjithatë nevojitet edhe vullneti politik, thotë kryeparlamentari Afrim Gashi.
Në Kuvend dita e fundit e muajit është e rezervuar për pyetje deputetësh, pas zgjedhjes së përbërjes së re parlamentare dhe Qeverisë së re. Debati rreth pytjeve dhe përgjigjeve në disa sfera u karakterizua me akuza të ashpra mes opozitës dhe pushtetit.
Në raportin e fundit të Këshillit Evropian thuhet se RMV duhet të vazhdojë të forcojë Këshillin Gjyqësor e jo ta shpërbëjë pasi veprime të tilla cënojnë pavarsinë e Gjyqësorit. Edhe ekspertja e çëshjtve juridike Margarita Caca Nikollovska, vlerëson se nuk nevoitet shpërbërje e k[shillit gjyqësor por vullnet që të zbatohet legjislativa nacionale dhe dokumentet ndërkombëtare për përcaktimin e përgjegjësisë individuale.
Edhe sot është e vlefshme masa e qeverisë për kufizimin e marzhit të disa prej produkteve bazë ushqimore me 10 për qind ndërsa nga nesër nuk do të kenë marzhe të kufizuara. Shumica e qytetarëve të anketuar nuk mendojnë se kjo masë ka dhënë efekte, por ka edhe prej tyre që kanë mendim pozitiv rreth realizimit të kësaj mase.