Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 = 08.06.2024

Ditari 1 në TVM2......

Shikime: ...

Date: 8-Qershor-2024

Kohëzgjatja: 00:29:09

Kanali: DITARI

TOP LAJMET
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar ndryshimet e propozuara të Ligjit për Organizimin e Punës së Organeve të Administratës Shtetërore, me të cilat nga 16 do të bëhen 20 ministri. Pro këtij ligji përveç deputetëve të VMRO-DPMNE –së, VLEN-it dhe Partisë E DI votuan edhe disa deputetë të Frontit Europian.
Mandatarin për formimin e Qeverisë së ardhëshme, e presin shumë punë si në aspektin e politikave të brendshme ashtu edhe në aspektin e zhvillimit ekonomik, vlerëson analsiti politik Zudi Xhelili. Por sipas tij përparsi më të madhe kanë reformat thelbësore në gjyqësor, dhe standardi jetësor i qytetarëve.
Maturantët sot iu nënshtruan provimit të dytë ekstern zgjedhor nga provimi i maturës shtetëror. Nga gjimnazi “Zef Lush Marku”, thonë se shkolla i ka zbatuar rregullat e kërkuara dhe procesi është zhvilluar normalisht.
A do të futet në krizë familja si qelizë bazë shoqërore. Statistikat në vendin tonë tregojnë rritje të divorceve dhe ulje të numrit të martesave. Psikologët këshillojnë se është e nevojshme mbrojtja e familjes, marrëdhëniet e mira, sidomos kur partnerët janë bërë prindër.