Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 15.09.2024

Ditari 1 në TVM2...

Shikime: ...

Date: 15-Shtator-2024

Kohëzgjatja: 00:30:30

Kanali: DITARI

TOP LAJMET
Përdorimi zyrtarë i gjuhës shqipe po shfrytëzohet për pikë politike nga partitë, thonë ekspertët. Çdo përplasje për një ligj kaq të ndjeshëm shkon në dëm të qytetarëve, ndërsa Gjykata Kushtetuese duhet të mos ndikohet nga politika ditore por të avansojë ligjin për përdorimin e gjuhëve thonë ata.

Përfaqësimi i drejtë i shqiptarëve nëpër institucionet e vendit duhet të rritet dhe asesi të zvogëlohet, vlerësojnë ekpertët. Sipas tyre me zhvillimin e shoqërisë duhet të kërkohen cilësi të reja dhe këto të drejta dhe mundësi, duhet të zmadhohen, të pasurohen me elemente të reja.

Pushteti dhe opozita kanë vazhduar me akuza dhe kundërakuza midis tyre. Sipas VLEN, familjar i afërt me deputetin Elmi Aziri, me amin të BDI-së ka fituar katër tenderë. Nga Aleanca për Shqiptarët krahu i Ziadin Selës kërkuan llogari lidhur me themelimin e Akademisë së Shqiptarëve për Shkencë, Kulturë dhe Art.Edhe nga VMRO-DPMNE kanë akuzuar për parregullsi me furnizimet publike në institucione shëndetësore.

Rruga pranë shkollës fillore Kirili dhe Metodi në Tetovë është kthyer në ankth për kalimtarët dhe veçanërisht për nxënësit të cilët nuk kanë alternativë tjetër për këmbësorët përpos ta kalojnë çdo ditë. Banorët dhe prindërit ankohen se edhe semefaorët të cilët janë vendosur shpesh herë nuk punojnë.