Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 16.09.2024

Ditari 1 në TVM2...

Shikime: ...

Date: 16-Shtator-2024

Kohëzgjatja: 00:26:50

Kanali: DITARI

TOP LAJMET
Skandal diplomatik apo gabim i paqëllimshëm? Pas vizitës së delegacionit maqedonas të kryesuar nga presidentja Siljanovska Davkova në Bullgarinë fqinje, Ministria e Punëve të Jashtme e thirri ambasadorin bullgar në vend për të dhënë përgjigje se pse nuk është vendosur flamuri i Maqedonisë. Kryeministri Mickoski njoftoi se do t'i dorëzohet notë proteste.
Prej sot qytetarët do të mund të marrin nëntë ilaçet e reja që janë shtuar në listën pozitive pas dhjetë vjteve. Në të janë shtuar ilaçe për shtypjen e lartë të gjakut, për sëmundje të zemrës, ilaçe për trajtimin e depresionit dhe demencës.
Punonjësit e ndërrmarjes për transport publik ankohen për vonesë të pagave dhe presioneve në vendin e tyre të punës. Nëse nuk zgjidhet çështja e vonesës së pagave sindikata paralajmëron protestë ku të punësuarit e Ndërmarrjes së Transportit Publik do të detyrohen që të drejtën e tyre ta kërkojnë në rrugë.

Komiteti për hetimin e aksidenteve dhe incidenteve të rënda ajrore është pjesë e Navigacionit Maqedonas. Ai do të hetojë incidentin e sigurisë më 7 shtator mbi Shkupin, në të cilin sipas paralajmërimeve është shmangur përplasja e dy aeroplanëve civilë.