Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 18.09.2024

Ditari 1 në TVM2...

Shikime: ...

Date: 18-Shtator-2024

Kohëzgjatja: 00:29:15

Kanali: DITARI

TOP LAJMET
Gjykata Kushtetuese ndërpret impelemtimin e dispozitave dhe akteve ligjore që kanë të bëjnë me mekanizmin e balancuesit, deri në një vendim përfundimtar. Në këtë fazë Gjykata Kushtetuese, shpreh dyshimin se po rrezikohen të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

Proceset gjyqësore duhet të jenë transparente dhe të besueshme që qytetarët të rikthejnë besimin në to, thekson ambasadorja Ageler. Nga Koalicioni të gjithë për gjykim të drejtë rekomandojnë ndryshimin e praktikave të deritanishme në gjyqësi.

Arben Taravari, njëri nga krerët e Koalicionit “VLEN”, i është përgjigjur ftesës së Ziadin Selës nga Fronti Evropian. “VLEN” është i hapur për të diskutuar çështje me rëndësi, por fillimisht Fronti Evropian duhet të pranojë se është në opozitë, thekson Taravari.

Masa për ngrirjen e marzhës së fitimit të 100 produkteve pritet të diskutohet në seancën e rradhës së Qeverisë. Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, sqaron se bëhet fjalë për shportën vjeshtore të konsumatorëve.