Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 16.11.2024

Shikime: ...

Date: 16-Nëntor-2024

Kohëzgjatja: 00:26:55

Kanali: DITARI

TOP LAJME

Të hënën që vjen Qeveria e Maqedonisë dhe ajo e Kosovës do të mbajnë mbledhje të përbashkët në të cilën, siç ka bërë të ditur zëvendës Krymeisnitri i parë Izet Mexhiti, do të diskutohet për lehtësimin e procedurave kufitare, si dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore që lidhë dy vendet. Kreu i integristëve Ali Ahmeti ka kërkuar nga qeveria e Kosovës që në atë takim të ngris edhe shqetësimin për gjuhën shqipe. Ndaj akuzave të kreut të BDI-së, se qeveria aktuale po rrezikon përdorimin e gjuhës shqipe, dhe Marrëveshjen e Ohrit në tërsi, u është kundërpërgjigjur zëvendës kryemsinitri Mexhiti.
Kryemisnitri Hristijan Mickoski përsërit qëndrimin se nuk ka ndryshime në qëndrimet sa u përket ndryshimeve kushtetuese. Nëse ka vullnet te pala bullgare kryemisnitri thotse ka gatishmëri për bisedime dhe për këtë qëllim gjatë dhjetorit ai do të vizitojë dy herë Brukselin.
Mjekët nga klinika e fëmijëve ngrisin shqetësimin për rritjen e numrit të fëmijëve me diabet. Si arsye për rritjen e këtij numri e paraqesin peshën e shtuar, ushqimin jot ë shëndetshëm dhe pasivitetin. Në vend gjithsejt janë evidentuar 130 mijë persona me diabet, ndërsa shoqatat e personave me diabet pretendojnë se numri mund të jetë tre here më i madh.
LSDM-ja opozitare ka lëshuar kritika ndaj pushtetit për partizimin e institucionet shtetërore, edhe në rastin e zgjedhjes së anëtares së Komisionit të Agjencisë për Komunikime Elektronike. Nga VMRO-DPMNE kundërpërgjigjen, vulën e partizimit të institucioneve e mban LSDM.