Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 17.11.2024

Ditari 1 në TVM2...

Shikime: ...

Date: 17-Nëntor-2024

Kohëzgjatja: 00:36:16

Kanali: DITARI

TOP LAJME
Në rrugët më të frekuentuara të Shkupit, por edhe në kafiteri, e qendra tregtare, shpesh herë hasim në fëmijë të vegjël të cilët zgjasin dorën për të kërkuar lëmoshë. Por organizatat jo qeveritare ngrisin dyshimin se bëhet fjalë për fëmijë të keqpërdorur nga grupet kriminale, të cilët drogohen dhe nxirren në rrugë për të kërkuar lëmoshë. Dyshohet se vetëm në Shkup keqpërdoren rreth 200 fëmijë. Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, thekson nevojën për bashkëpunim ndër institucional për zgjidhjen e këtij problemi. Ndërsa nga MPB, thonë se ndërmarrin masa për parandalimin e këtij fenomeni.
Tetovarët janë të shqetësuar se uji nga ujësjellësi ditëve të fundit përmban shije dhe aromë. Nga Qendra e Shëndetit Publik, në Tetovë, thonë se nuk ka rrezik për shëndetin e qytetarëve pais aroma dhe shija vjen nga rënia e gjetheve të pemëve në burimet e Leshnicës. Ndërsa nga komuna e Tetovës po punojn për pastrimin e gjetheve nga burimet e ujit në Leshnic.
BDI sërish ka ngritur shqetësimin për rrezikimin e gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit dhe kërkoi reagim për këtë edhe nga SHBA-të, BE, NATO, Shqipëria dhe Kosova. Ndërkohë Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi u bën thirrje politikanëve në Tiranë e Prishtinë që të mos mashtrohen nga trillimet e Ali Ahmetit. Por Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi i ka kërkaur qeverisë së Kosovës që në mbledhjen e së hënës ti kërkojë qeverisë së Maqedonisë së Veriut llogari për arrestimin e veteranëve të UÇK-së dhe për gjuhën shqipe.
Mundësia e abrogimit të ligjit për përdormin e gjuhëve mund ti diskrimojë bashkësitë më të vogla, prandja ligji nuk duhet të abrogohet por të avancohet. Kështu vlerëson profesori universitarë Asllan Hamiti, sipas të cilit nga të drejtat e fituara nuk ka kthim prapa.