Ditari 1 në TVM2...
Shikime: ...
Date: 19-Nëntor-2024
Kohëzgjatja: 00:28:16
Kanali: DITARI
TOP LAJMET
BDI përgënjeshtron deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se gjuha shqipe deri më tani nuk ka qenë zyrtare. Thonë se ligji e garanton përdorimin e gjuhës shqipe si një gjuhë zyrtare. Por sipas zv/kryeministrit, Arben Fetai, kryeministri i Kosovës ka thënë një të vërtetë. Ai thotë se anagzhohen për zyrtarzimin e plotë të gjuhës shqipe.
Propozim ligji për “branitellat” ka shkaktuar tensione në komisionin amë pasi deputetë të LSDM-së tentuan të fusin në rend. Kryetarja e Komisionit, Ilire Dauti, e refuzoi sërish duke u mbështetur në Rregulloren për punën e Kuvendit, por edhe në parimin e barazisë së qytetarëve. Në të njejtën vijë ishte edhe deputetja e "VLEN", Imërlije Saliu.
Punonjësit e shëndetësisë me pagën e muajit nëntor do të kenë rritje prej 2.450 denarë neto. Kjo është pjesë e marrëveshjes që sindikatat përfaqësuese në shëndetësi e arritën në takimin e sotëm me kryeministrin Hristijan Mickoski. Rritje të pagave për punonjësit e shëndetësisë, siç tha kryeministri Mickoski, do të ketë edhe në 4 vitet e ardhshme.
Kumanova është ndër qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit. Mjekët thonë është rritë numri i pacientëve me sëmundje të frymëmarrjes. Më të prekurit janë të sëmurët kronikë.