Ditari 1 në TVM2...
Shikime: ...
Date: 21-Nëntor-2024
Kohëzgjatja: 00:31:44
Kanali: DITARI
TOP LAJME
Transporti publik në Shkup ndodhet në gjendje kaotike. Kjo bën që punëtorët të vonohen për në vendin e punës, ndërsa nxënësit vonohen për mësim. Deri te ndërprerja e qarkullimit të autobusëve erdhi pasi kompania e cila furnizon Ndërmarrjen e transportit publik me naftë ka ndërprerë furnizimink pasi që kjo e fundit nuk kishte shlyer borxhet e më hershme. Çështja e kaosit në transportin publik do të diskutohet edhe në mbledhjen e sontme të këshillit të qytetit të Shkupit.
Qeveria ka miratuar Planin aksional për parandalimin e ndotjes së ajrit. Plani parasheh kontrolle të shtuara të automjeteve, regjim i veçantë i komunikacionit, ndalim për dërgimin e mallrave dhe transportin e makinerive ndërtimore. Miratimi i planit vjen pasi prej disa ditësh Shkupi ka qenë në krye të listës së qyteteve me ajrin më të ndotur në botë.
Statusi i gjuhës shqipe në vend vazhdon të shkaktojë debat mes pushtetit dhe opozitës. Në seancën kuvendore kushtuar pyetjeve të deputetëve, Rina Ajdari nga BDI ka kërkaur sqarim nga zëvendës Kryeministri i parë, Izet Mexhiti, rreth statusit të gjuhës shqipe. Mexhiti me përgjigje se përdorimi zyrtarë i gjuhës shqipe kushtëzohet nga 20 përqindëshi. Në këtë seancë pati rrezik edhe për grushtim mes deputetit të së “Majtës”, Dimitar Apasiev dhe atij të VMRO-DPMNE-së, Zoranço Jovançev.
Nesër në të gjitha trojet shqiptare shënohet 116 vjetori i Kongresit të alfabetit, me ç’rast nuk do të mungojnë edhe aktivitetet në qytetin e shkronjave shqipe në Manastir. Ndërkohë në kryeqendrën shqiptare në Tiranë po mbahet Kuvendi Kombëtar i Gjuhës Shqipe. Gjuhëtarët kërkuan mbrojtjen me ligj të gjuhës shqipe në përdorim publik dhe krijimin e një komisioni shtetëror për kujdesin ndaj gjuhës amtare. Ndërsa kryeministri Edi Rama ka thënë se së shpejti shqipja do të jetë gjuhë zyrtare edhe në BE.