Ditari 1 në TVM2...
Shikime: ...
Date: 9-Shtator-2025
Kohëzgjatja: 00:26:39
Kanali: DITARI
TOP LAJMET
Deri më 29 shtator gjegjësisht në fillimin e fushatës zgjedhore lokale, të gjitha target e automjeteve zyrtare do të jenë të markuara. Drejtori i shërbimit për punë të përgjithshme dhe të përbashkta të Qeverisë Ivica Tomovski tha se markimi i veturave zyrtare bëhet për të parandaluar keqpërdorimin e tyre për qëllime private dhe partiake.
Më 12 tetor 2025 do të hyjnë në fuqi rregullat e reja të udhëtimit në Bashkimin Europian ndërsa qytetarët do të informohen me kohë që tu shmangen vonesave në pikat kufitare. Sipas rregullativës aktuale të BE-së, qytetarët do të duhet të plotësojnë aplikacione online.
Koalicioni VLEN dhe Lëvizja Arbëria nënshkruan marrëveshje të bashkëpunimit për zgjedhjet lokale. Zëvendës kryeministri i parë Izet Mexhiti tha se VLEN është i hapur për të gjitha forcat progresive të skenës politike shqiptare. Për Bekim Fazliun nga Lëvizja Arbëria bashkëpunimi ka ardhur si nevojë qytetare dhe pas konsultimeve brenda strukturave të lëvizjes.
Nesër do të mbahet seancë e Komisionit parlamentar për mbikëqyrjen mbi punën e Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe Agjencisë për Zbulim. Edhe përskaj mungesës së çertifikatës së Sigurise,Kryeparlamentari Afrim Gashi njoftoi se seancën do ta kryesojë kryetari i Komisionit, Skender Rexhepi. Ndërkohë kanë vazhduar akuzat midis VMRO-DPMNE dhe LSDM për sa i përket procesit të përgjimeve.