Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 11.09.2025

Ditari 1 në TVM2...

Shikime: ...

Date: 11-Shtator-2025

Kohëzgjatja: 00:34:30

Kanali: DITARI

TOP LAJMET
Zjarri në Deponinë “Drislla” është ende aktiv. Shiu nuk ndihmoi në shuarjen e tij. Prokuroria Themelore Publike në Shkup ngriti aktakuzë ndaj tre personave për rrezikim të mjedisit nga menaxhimi i paligjshëm i mbeturinave. Partitë politike me akuza dhe kundërakuza për gjendjen e krijuar.

Listën zgjedhore deri më tani e kanë kontrolluar 6.144 qytetarë, ndërsa afati për këtë proces përfundon të enjten në mesnatë. Këshilli Gjyqësor nuk do të veprojë gjatë zgjedhjeve. Me shtatë vota "pro" dhe katër "kundër", Këshilli Gjyqësor votoi për t’i lënë në fuqi konkluzionet e miratuara për zgjedhjet e vitit 2024. Ndërkohë partitë politike vazhdojnë me kundërshtimet midis tyre.

Komisioni Kuvendor për mbikëqyrjen e Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe Agjencisë për Zbulim ka qëndruar edhe sot në këto institucione. Deputetja e LSDM-së, Sllavjanka Petrovska, deklaroi se dokumentacioni është dorëzuar në Prokurori dhe se procedura parahetimore është e fshehtë. Nga ana tjetër, VMRO-DPMNE kërkon hetim të plotë për përgjimet e pretenduara ndaj kryetarit të tyre dhe figurave të tjera.

Nga 12 tetori do të fillojë zbatimi me rregulla të reja i sistemit të Hyrje-Daljes në Bashkimin Evropian. Kjo është një masë e marrë për të forcuar sigurinë në të gjitha pikat e hyrjes në BE. Do të jetë gradual, por gjithashtu do të lehtësojë procesin e hyrjes në BE, njoftoi ambasadori i BE-së, Michalis Rokas.