Ditari 1 në TVM2...
Shikime: ...
Date: 10-Shtator-2025
Kohëzgjatja: 00:35:28
Kanali: DITARI
TOP LAJMET
Nga zjarri që shpërtheu në deponinë Drislla, kundërmon erë e paqëndrueshme nga djegija e mbeturinave dhe plastikës. Banorët e thonë se kjo është një katastrofë e madhe ekologjike. Ata prej vitesh ankohen për problemet që shkakton deponia Drislla, andaj kërkojnë zgjidhje të qëndrueshme dhe jo masa të përkohshme.
Kryeministri Mickovski thotë se iflacioni po bie në bazë mujore dhe pret që trendi të vazhdojë dhe të arrijë nën tre përqind. Ai tha se po ndjekin një politikë të qëndrueshme makroekonomike. Megjithatë, qytetarët vazhdojnë të ankohen se çmimet janë shumë të larta.
Deputetët me autorizim sigurie hynë në hapësirat e Agjencisë Për Siguri Kombëtare për të mësuar gjëndjen brenda këtij institucioni pas shpërthimit të skandalit për përgjime. Vendimi erdhi në mbledhjen e komisionit për mbikqyrjen e punës së ASK-së.
Vazhdoi gjykimi kundër mjekëve të akuzuar në rastin "Onkologjia" me dhënien e dëshmive nga ana e familjarëve për terapi jo adekuate. Avokti i mjekut Nino Vasev theksoi pavarësisht të gjitha këtyre dëshmive, Prokuroria ende nuk ka dëshmi për të konfirmuar se Dr. Vasev nuk i trajtoi pacientët në mënyrë të përshtatshme.