Ditari 1 në TVM2...
Shikime: ...
Date: 12-Shtator-2025
Kohëzgjatja: 00:25:27
Kanali: DITARI
TOP LAJMET
Tre persona humbën jetën dhe dy të tjerë mbetën të lënduar pasi një automjet mallrash "fiat ducato" me targa të Strumicës, ra nga ura e Lumit Baltali pranë fshatit Llakavicë të Shtipit. Të tre viktimat janë emigrantë që kanë punuar për një kompani në Strumicë.
Përfundoi këqyrja në Listën e Zgjedhësve për zgjedhjet lokale të tetorit. Ka patur rreth 200 kërkesa për fshirje nga Lista për shkak të vdekjes ndrësa 150 persona kanë kërkuar ndryshime në të dhënat personale.
Pr/Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat është i finalizuar thotë zëv/kryeministri për qeverisje të lirë, Arben Fetai. BDI nga ana tjetër thotë se përfaqësimi i drejtë po shlyhet edhepse është kategori kushtetuese.
Mblidhet legjislatura e re në Kuvendin shqiptar. Në seancën konstituese opozita nuk morri pjesë në Komisionin për verifikimin e mandateve. Ndërkohë, presidenti Bajram Begaj dekretoi Edi Raman kryeministër për herë të katërt.