Ditari 1 në TVM2...
Shikime: ...
Date: 10-Shkurt-2025
Kohëzgjatja: 00:23:33
Kanali: DITARI
TOP LAJMET
Dalin rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka numëruar rreth 94% të materialit zgjedhor sipas të cilit rezulton se Lëvizja Vetëvendosje është partia fituese e zgjedhjeve të së dielës.
Bashkimi Evropian me vlerësim se zgjedhjet në Kosovë janë zhvilluar në një atmosferë të qetë, në të cilën qytetarët e Kosovës kanë pasur mundësi të shprehin vullnetin e tyre.
Sallat e operimit në kompleksin e Klinikave Nëna Terezë do të funksionojnë me kapacitet të plotë, pasi sot u lëshua në përdorim stacioni i kompresionit i cili do të furnizojë me oksigjen të gjitha klinikat kirurgjike.
Arrestohet kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar mësohet se ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”.