Ditari 1 në TVM2...
Shikime: ...
Date: 15-Mars-2025
Kohëzgjatja: 00:27:44
Kanali: DITARI
TOP LAJME
Kryetari i LSDM -së, Venko Filipçe, i bëri thirrje qeverisë të ndalojë trysninë ndaj pesë anëtarët e këshilli gjyqësor dhe të zbatojë reforma të vërteta sipas parimeve europiane. Nga VMRO- DPMNE deklartën e Filipçes e kanë quajtur alogjike, vetëm për të mbrojtur gjyqësorin e partizuar. Ndërkaq zëvendës kryeministri i parë Izet Mexhiti u shpreh se qeveria ka zero tolerancë ndaj krimit dhe korrupsionit.
Votëbesimi i pesë anëtarëve të Këshillit Gjyqësor ka sjellë dilema për reformimin e sistemit gjyqësor. Profesori universitar, Bashkim Selmani, kërkon reforma që ndihmojnë në ngritjen e përgjegjësisë individuale për të avancuar prokurorët dhe gjyqtarët të suksesshëm. Ai propozon krijimin e një institucioni ndërkombëtar të drejtësisë për të garantuar një sistem gjyqësor më efikas.
Banorët e lagjes Drenovec të Tetovës nuk kanë ujë të mjaftueshëm për pije, andaj kërkojnë nga komuna e Tetovës, që këtë problem ta zgjedh sa më shpejtë. Për problemin me ujin në Tetovë, kreu i komunës Bilall Kasami thotë se për një kohë të shkurtër nuk mund të bëhet ajo, që nuk është bërë për më shumë se 30 vite.
Në repartin e Ndihmës së shpejtë në Kumanovë është shtuar numri i thirrjeve për ndihmë mjekësore për shkak të ndryshimit të motit i cili ka ndukuar që qytetarët të sëmuren nga virozat dhe gripi sezonal. Nga Ndihma e Shpejtë në Kumanovë u bëjnë thirrje qytetarëve që për çfardo llojë shqetësimi shëndetësor të thirrin ndihmën e shpejtë dhe të përdorin terapitë adekuate.