Ditari 1 në TVM2...
Shikime: ...
Date: 25-Maj-2025
Kohëzgjatja: 00:32:29
Kanali: DITARI
TOP LAJMET
Përplasjet në Aleancën për Shqiptarët vazhdojnë të intensifikohen. Zv/kryeministri Arben Fetai theksoi se partia do të mbetet pjesë e koalicionit VLEN, duke ruajtur parimet e saj dhe duke refuzuar tradhtinë e votuesve për interesa të ngushta. Nga ana tjetër, Taravari njoftoi shkarkimin e Fetait dhe tetë anëtarëve të kryesisë së ASH-së, duke e konsideruar këtë si një hap për forcimin e partisë.
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova deklaroi se Austria është e gatshme të ndihmojë në zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Bullgarinë përmes bisedimeve në Vjenë. Ajo theksoi rëndësinë e politikës së zgjerimit të BE-së dhe kërkoi angazhim më të madh nga Brukseli për avancimin e Ballkanit Perëndimor në procesin integrues.
Bashkimi Demokratik për Integrim ka akuzuar pushtetin për përjashtimin sistematik të shqiptarëve nga institucionet, duke e cilësuar këtë politikë si një kërcënim për bashkëjetesën dhe ekuilibrin ndëretnik. Nga ana tjetër, zv/kryeministri Arben Fetai e hodhi fajin për vonesën në punësimin e shqiptarëve te Taravari, duke thënë se ai ka tërhequr përfaqësuesin e ASh-së nga komisioni kadrovik, që ka bllokuar procesin.
Përpjekja e 21-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka dështuar sërish, duke thelluar krizën institucionale. Pas më shumë se tre muajsh nga zgjedhjet, partitë akuzojnë njëra-tjetrën për bllokimin e procesit. Politologu Ariton Rama paralajmëron se ky ngërç politik po kërcënon zhvillimet sociale, ekonomike dhe integrimin e Kosovës në BE.