Ditari 1 në TVM2...
Shikime: ...
Date: 30-Maj-2025
Kohëzgjatja: 00:38:43
Kanali: DITARI
TOP LAJMET
Parlamenti bullgar ka miratuar me shumicë votash një rezolutë të re për Maqedoninë, duke kërkuar që të respektohet marrëveshja e fqinjësisë së mirë. Megjithatë, Maqedonia e Veriut po lobon në Bruksel për rezolutën evropiane.
Avokati i Popullit paraqiti një analizë të situatës së fëmijëve në Maqedoni që përdorin drogë dhe substanca të tjera psikotrope. Të dhënat janë shqetësuese, numri i të varurve është në rritje. Fëmija më i vogël i regjistruar si përdorues i drogës në Maqedoninë e Veriut është më i vogël se 5 vjeç.
Pacientët që vuajnë nga skleroza multiplekse kërkojnë trajtim pa kufizime, futjen e ilaçeve simptomatike në listën pozitive dhe u bëjnë thirrje institucioneve kompetente që të mundësojnë programe pilot për trajtimin e sklerozës multiplekse në institucione shëndetësore.
Qeveria përmes një Plani Operativ do të bëjë trajnime për gra dhe të rinj deri në moshën 29 vjeçare, brenda një afati prej 3 muajsh me një kompensim mujor prej 12.000 denarësh. Trajnimi i dytë ka të bëjë me trajnime për profesionet që tashmë janë të kërkuara në tregun e punës.