Ditari 1 në TVM2...
Shikime: ...
Date: 27-Maj-2025
Kohëzgjatja: 00:36:09
Kanali: DITARI
TOP LAJMET
Qeveria mbetet e përkushtuar në proceset euro integruese, ndërsa nuk ka presion nga jashtë për ndryshimet kushtetuese. Kështu ka deklaruar për TVM2 Minsitri për çështje evropiane Orhan Murtezani, sipas të cilit edhe ai edhe kryemsinitri Mickoski janë të vetëdijshëm se nuk mund të anashkalohen ndryshimet kushtetuese, të cilat nuk përjashtohet mundësia të ndodhin gjatë këtij viti.
Poashtu Murtezani shprehë pritshmëritë e tij se para vitit 2030 vendi do të bëhet pjesë e BE-së.
E ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në Bashkimin Evropian, por kërkohet zhbllokim i procesit për të vazhduar rruga e integrimit. Kështu ka porositur euro ambasodiori Mihalis Rokas, sipas të cilit shpresë për zgjidhjen e ngërçit janë edhe aktivitetet e shumta diplomatike nga zyrtarët e lartë të BE-së.
Përbërja qeveritare do të kompletohet së shpejti me funkionarë të ri, në vendet që mbetën të zbrazëta pas largimit të ASH-së, së Arben Taravarit nga Qeveria. Këtë e bënë të ditur Zv.Kryemsinitri Izet Mexhiti dhe kryeparlamentari Afrim Gashi, sipas të cilëve shumica parlamentare është stabile, përfshirë edhe Badenterin.
Kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, ka akuzuar kryetarin e Çairit Visar Ganiu për legalizime të objekteve të ndrtuara pa leje me dokumente të falsifikuara. Nga kabineti i Ganiut kanë paralajmëruar reagim ndaj pretendimeve të Arsovskës. Ndërsa me rastin është njoftuar edhe Prokuroria Themelore në Shkup, e cila thotë se është duke vepruar në përputhje me njoftimin e pranuar.