Ditari 1 në TVM2...
Shikime: ...
Date: 28-Maj-2025
Kohëzgjatja: 00:37:42
Kanali: DITARI
TOP LAJMET
Në pikën kufitare Jazhincë-Globoçicë u lansua sistemi “One Stop”, i cili do të lehtësojë qarkullimin e lirë të qytetarëve dhe mallrave mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Veç lehtësimeve në qarkullim, akti reflekton marrdhëniet e mira mes dy vendeve fqinje.
Zijadin Sela e sheh me rezervë mundësinë për rikthimin e Arben Taravarit në Frontin Evropian. Pret qëndrimin e tij se çfarë jep në këmbim. Ndërkaq, Zv.Kryeministri i parë Izet Mexhiti, thotë se shumica po riformatohet.
Maqedonia e Veriut duhet të shfrytëzojë mundësinë që është hapur në procesin integrues pas agresionit rus në Ukrainë. Euro ambasadori Mihalis Rokas thotë se duhet të bëhen të gjitha reformat dhe njëkohësisht të punohet për çështjet delikate.
Qeveria miratoi Plan Operativ për punësim me vlerë prej 40 milionë eurosh, i cili përfshin mbi 16.000 qytetarë. Sipas Planit Operativ për vitin 2025, është parashikuar të përfshihen 12.537 persona në masa aktive për punësim dhe 3.520 persona në shërbime për punësim.