Ditari 1 në TVM2...
Shikime: ...
Date: 17-Korrik-2025
Kohëzgjatja: 00:36:01
Kanali: DITARI
TOP LAJMET
Komunat nënshkruan kontratat për projektet e financuara nga kredia hungareze në vlerë prej 225 milionë euro. Pjesa më e madhe e investimeve janë në infrastrukturën rrugore.
Zgjerimi nuk duhet të bëhet peng i politikës së identitetit, duhet t’i përmbahemi kritereve të Kopenhagës. Ministri për çështje evropiane, Orhan Murtezani, përcolli këtë mesazh në Forumin e organizuar nga Komiteti Ekonomik-Social Evropian në Bruksel.
Vendimi i Qeverisë për të akredituar Medresenë “Isa Beu” është cilësuar nga kreu i BFI-së si ngjartje historike dhe realizim i përpjekjeve katër dekadëshe. Ndërkaq, Zv/Kryeministri i parë, Izet Mexhiti, thotë se me këtë ligj po eliminojnë diskriminimin.
Zjarre aktive në komunën e Velesit, në Makedonski Brodit dhe Vasilevë. Në 24 orët e fundit ka pasur gjithsej 21 zjarre prej të cilëve 17 janë shuar plotësisht, njoftojnë autoritetet.