Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 18.07.2025

Ditari 1 në TVM2...

Shikime: ...

Date: 18-Korrik-2025

Kohëzgjatja: 00:38:13

Kanali: DITARI

TOP LAJME
Nëse Bullgaria është e pajtimit se çështja e fillimit të bisedimeve të Maqedonisë së Veriut me BE-në, qëndron vetëm te çështja e ndryshimeve kushtetuese për përfshirjen e pakicës bullgare, atëherë partia në pushtet VMRO-DPMNE, e fton Bullgarinë që të dorëzojnë bashkarisht një rezolutë në Parlamentin Evropian me të cilën do të konfirmohej identiteti dhe gjuha maqedonase. Kjo ofertë e dhënë nga kryeministri Mickoski është e hapur, ka deklaruar Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMNE.

Partitë e bllokut shqiptar janë përplasur rreth çështjes së punësimeve. BDI ka akuzuar koalicionin VLEN se me konkurse para zgjedhjeve po tenton ti manipulojë qytetarët. Edhe ASH e Arben Taravarit me kritika për mos përmbushje të paralajmërimeve për punësimin e 2500 shqiptarëve. Por VLEN mohojnë akuzat, duke theksuar se po kujdesen për punësimin dhe avancimin e shqiptarëve.

Komunat shqiptare po marrin hisen e tyre nga buxheti shtetëror. Kështu ka dekjlaruar kreu i Tetovës Bilall Kasami, sipas të cilit nga 300 milion eurot e dedikuara për projekte lokale, 30% shkojnë në komunat shqiptare.

Problemi me librat e gjuhëve të huaja është tejkaluar. Më 1 shator të gjithë filloristët do të pajisen me libra të gjuhëve të huaja, ka bërë të ditur Minsitreja e Arsimit, Vesna Janevska. Nxënësit e shkollave të mesme në vitin e ri shkollorë do të mësojnë edhe për intelegjencën artificiale.