Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 11.11.2025

Ditari 1 në TVM2...

Shikime: ...

Date: 11-Nëntor-2025

Kohëzgjatja: 00:29:29

Kanali: DITARI

TOP LAJMET

Kryemisnitri Mickoski pret njoftimin nga KSHZ për ti caktuar të dërguarit e qeverisë për drejtimin e Komunave të Gostivarit, Vrapçishtit, Qendër Zhupës dhe Mavrovës, pas dështimit të procesit zgjedhorë në këto katër komuna. Ndërsa nesër kryemisnitri Mickoski do të takohet me përfaqësuesit e kualicionit Vlen, për të diskutuar lidhur me ndryshimet në kabinetin qeveritarë, pasi siç bëri të ditur Arben Fetai nga VLEN ky kualicion e propozon Bekim Sali për zëvendës Kryemisnitër të parë, në vend të Izet Mexhitit, i cili tanimë është zgjedhur kryetarë i komunës së Çairit.
Prokuroria themekore publike është duke i shqyrtuar abuzimet e mundshme të fondeve IPARD, bën të ditur kryeprokurori Ljupço Kocevski. Megithate ai nuk jep detaje por thekson se tanimë është caktuar paraburgimi për disa të dyshuar. Për shak të hetimeve për keqpërdorim Ministria e Financave, me kërkesë të kryeministrit Hristijan Mickoski ka marrë vendim për pezullimin e pagesave nga programi IPARD 3. Por LSDM thotë se vendimi për pezullimin e pagesave nga IPARD 3, dëmton bujqit.
Korrupcioni, krimi dhe terrorizmi ishin temat kyçe të përvjetorit të dhjetë të Konferencës së Këshillit Rajonal për Bashkëpunim. Kryeparlamentari Afrium Gashi dhe zëvendës kryemisnitri Arben Fetahu, pjesmarrës në konferencë, shprehën vendopsmërinë e institucioneve të vendit që t’i luftojë këto dukuri.

Deri më 19 nëntor Kuvendi i Kosovës duhet të vendosë nëse do të votojë qeverinë e re të propozuar nga mandatari Glauk Konjufca, ose do të shkojnë në ngjedhje të reja parlamentaere. Por para se të vendoset për të shkuar në zgjedhje presidentja Vjosa Osmani, ka ftuar deputetët të votojnë buxhetin për vitin e ardhëshëm, ose të paktën zgjatjen buxhetore deri në muajin mars.