
Ditari 1 në TVM2...
Shikime: ...
Date: 29-Nëntor-2025
Kohëzgjatja: 00:29:07
Kanali: DITARI
TOP LAJMET
Pagesa e pensioneve të nëntorit do të fillojë me kohë, më 1 dhjetor, njofton Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor i Maqedonisë, pas debateve politike të ngritura kohëve të fundit rreth deficitit financiar në Fond.
Gjatë vitit 2025 janë regjistruar 38 raste të reja të personave të prekur nga virusi hiv/sida ndërsa tetë persona kanë ndërruar jetë për shkak të kësaj sëmundje. Nga 38 rastet e reja, 37 janë meshkuj dhe vetëm 1 është femër.
Konsumimi i pijeve energjetike nga nxënësit nëpër shkollat e vendit është trend në rritje pavarësisht pasojave që sjell në shëndetin e fëmijëve. Nutricionistët alarmojnë për pasojat që sjell konsumi i pijeve energjike si shfaqja e ankthit, nervozizmit të paarsyeshëm, tahikardisë deri te ataku kardiak.
Shqipëria shënon 81-vjetorin e Çlirimit nga pushtuesit nazistë.
Ndërkaq, festimet për Ditën e Flamurit dhe të Pavarësisë u mbyllën mbrëmë me një pritje që kreu i shtetit Bajram Begaj pati në Pallatin e Brigadave.