
Ditari 1 në TVM2...
Shikime: ...
Date: 1-Dhjetor-2025
Kohëzgjatja: 00:31:05
Kanali: DITARI
TOP LAJMET
Kryemisnitri Hristijan Mickoski e ka njoftuar Kuvendin për ndryshimet në kabinetin qeveritarë. Zëvendës kryemisnitr i parë propozohet Bekim Sali, i cili do të jetë edhe ministër për çështje eurointe, ndërsa Muhamet Hoxha ministër i ambinetit jetësor.
Kamerat për qytet më të sigurt kanë nisur të regjistrojnë shkeljet në trafik. Siç bëjnë të ditur nga MPB, në 12 orët e para janë regjistruar 65 mijë shkelje, prej të cilave 2800 kalim në semafor të kuq dhe 1000 automjete të pa regjsitruara. Gjatë dhjetorit kamerat për qytet më të sigurt do të jenë me karakter testues, ndërsa prej nji janarit të vitit që vjen, për shkelësit do të ketë edhe gjoba.
Të frikësuar se Gjykata kushtetuese mund ta anulojë rritjen lineare të pensioneve, pensionistët protestuan sot para Kushtetueses në Shkup, me kërkesën që të vazhdojë rritja lineare. Pensionistët theksuan se rritja në mënyrë procentuale nuk është e mjaftueshme, pasi rritet hendeku mes pensionit më të madh dhe atij më të vogël.
Komunat e Tetovës dhe çairit çanë shpallur ditë zie, pas vdekjes së artistit Shpat Kasapi. Të marten në Teatrin Shqiptar në Shkup do të mbahet mbledhje komemorative, dhe do të hapet Libri për ngushëllime.