
Ditari 1 në TVM2...
Shikime: ...
Date: 2-Dhjetor-2025
Kohëzgjatja: 00:31:49
Kanali: DITARI
TOP LAJMET
Kamerat e trafikut në Shkup vetëm për 24 orë kanë regjistruar 110,000 shkelje, përfshirë 5,000 raste kalimi në semafor të kuq dhe 90% për tejkalim shpejtësie. Ministri Pançe Toshkovski theksoi se do të ketë zero tolerancë për shkelësit, duke përfshirë edhe shtetasit e huaj dhe veturat zyrtare.
Prapa kamerave qytetarët shprehen të shqetësuar për gjobat e trafikut në kuadër të projektit "Safe City", sidomos për shkeljet e shpejtësisë me vetëm 1 km në orë megjithatë ata e vlerësojnë si një hap të rëndësishëm për përmirësimin e sigurisë në rrugë. Gjobat e shqiptuara do të mund të paguhen përgjysmë na afat prej 8 ditësh.
Kryeparlamentari Afrim Gashi njoftoi se votimi për ministrat e rinj do të zhvillohet pas 15 dhjetorit, ndërsa qeveria nuk parashikon rikonstruim për momentin. Kuvendi është në diskutime për ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe formimin e një komisioni për hetimin e tragjedive të fundit në vend.
Vazhdon gjykimi për të akuzuarit në rastin për zjarrin tragjik në diskotekën "Puls". 34 të akuzuarit, përfshirë edhe pronarin Dejan Jovanov. Prokuroria akuzoi për neglizhencë dhe dështime institucionale, duke theksuar se klubi ishte një "kurth vdekjeprurës".