
Ditari 1 në TVM2...
Shikime: ...
Date: 5-Dhjetor-2025
Kohëzgjatja: 00:25:26
Kanali: DITARI
TOP LAJMET
Komisioni Rregullator për Energjetikë ka miratuar tre vendime për uljen e çmimeve në sektorin e energjisë. Kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski, theksoi se çmimi i ri për amvisëri do të bëhet i ditur për rreth dhjetë ditë, pasi EVN të dorëzojë llogaritjet për miratim në KRRE.
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski, nga Brukseli konfirmoi nënshkrimin e deklaratës së përbashkët mes RMV-së, Greqisë, Serbisë, Hungarisë dhe Austrisë për ndërtimin paralel të koridorit hekurudhor rajonal. Ai njoftoi se po zhvillohen përpjekje të mëdha edhe për avancimin e Korridoreve 8 dhe 10 që kalojnë nëpër vend.
Konfederata e Biznesit të Maqedonisë shprehet në parim “pro” pagës minimale prej 500 eurosh, por me përjashtime për bizneset mikro, të vogla dhe për personat me veprimtari të pavarur, të cilët vetë sigurojnë punën dhe të ardhurat e tyre. Sipas Konfederatës vendimi duhet të harmonizohet me sindikatat dhe Qeverinë.
Ambulancat po përballen me rritje të numrit të pacientëve me viroza sezonale. Mjekët amë këshillojnë trajtim simptomatik, pushim, lëngje dhe shmangien e antibiotikëve pa nevojë, nëse nuk shfaqen shenja më të rënda.